Ballina Aktualitet Lajme NESËR TAKOHEN LIDERËT POLITIK PËR TË PËRSHPEJTUAR PROCESIN E REFERENDUMIT

NESËR TAKOHEN LIDERËT POLITIK PËR TË PËRSHPEJTUAR PROCESIN E REFERENDUMIT

Kryeministri Zoran Zaev sot gjatë konferencës së përbashkët me eurokomisioneri Johannes Hahn, tha se nesër pasdite pritet që të mbahet takimi mes liderëve politik, në mënyrë që të përshpejtohen procesi për përgatitjen e referendumit për marrëveshjen me Greqinë, lidhur me çështjen e emrit.

Zaev shtoi se takimi i liderëve politik do të dakordohet me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sepse pritet që i njejti të udhëtojë jashtë vendit, dhe shtoi se sot është ditë historike, pasi zyrtarisht ka filluar procesi i skriningut për negociatat me BE-në.Ndërsa eurokomisioneri Johannes Hahn tha se tani ju mbetet qytetarëve që të vendosin për të ardhmen e tyre, duke dalur dhe shfrytëzuar të drejtën e tyre demokratike në referendum për marrëveshjen me Greqinë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews