Ballina Jetë & Stil 9 filmat që duhet t’i shikoni gjatë muajit gusht

9 filmat që duhet t’i shikoni gjatë muajit gusht

Një mënyrë e mirë dhe argëtuese për ta kaluar kohën e lirë këtë verë janë edhe filmat.

Nëntë filmat që nuk duhet të mungojnë dhe ja vlejnë të shikohen gjatë këtij muaji sipas BBC janë:

Christopher Robin

Ky film ka të bëjë me një burrë, Christopher Robin i cili ka humbur gjallërinë e rinis së tij. Kështu për t’ia ndezur atij jetën i kthehet në jetë arushi i tij prej pelushi, me të cilin kishte kaluar pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij. Versioni i arushit është një Winnie Pooh i vërtetë ku ju bënë të kuptojë vlerën e jetës.

BlacKkKlansman

Ky film është i bazuar në ngjarje të vërtetë. E gjithë ngjarja ndodh mes policisë dhe grupit kriminal ku zbulohen të fshehtat e tyre. Në rolin kryesor është edhe djali i Danzel Washingron, John David.

Crazy Rich Asians

Rachel Chu është e lumtur të shoqërojë të dashurin e saj, Nick në martesën e mikut të tij si dhe takimin e parë mes saj dhe familjes se Nick. Ajo ngel e befasuar kur kupton se familja e të dashurit të saj janë tepër të pasur, si dhe Nick konsiderohet një nga beqarët më të mirë të vendit. Rachel tani duhet të luftojë me xhelozinë, shoqërinë,të afërmit e çuditshëm si dhe diçka më të keqe nënën e Nick-ut.

The little stranger

“Little stranger” është një roman gotik i vitit 2009 i shkruar nga Sarah Ëaters, është një histori fantazme e vendosur në një rezidence të shkatërruar në Warwickshire, Angli, në vitet 1940. Duke u nisur nga temat e saj të mëparshëm orientimit homoseksual, ndërsa ky film ka të bëjë me një transmetues meshkujsh,një mjek vendesh që bëhet mik me një familje fisnike të vjetër që po shkatërrohet rreth tyre.Stresi i tyre I problemeve dhe keq financat shtjellohen më hollësisht.

The bookshop

Ngjarja në ketë film përqendrohet në vitin 1959, rreth një gruaja e cila është e ve e moshës mesatare. Ajo vendos të hapë një librari në qytetin e vogël imagjinar bregdetar, Hardborough,Sufflok.Vendi i zgjedhur është shtëpia e vjetër, një shtëpi e braktisur dhe e lagur që thuhet te jetë e infektuar nga fantazmat pas shumë sakrificave,gruaja arrin të filloj biznesin e saj, mirëpo si do të vazhdojë historia mes saj dhe një burri të vetmuar qe jeton në ate rrethinë.

Ya Veremos

Ky film ka për bazë ndarjen e prindërve dhe reagimet e fëmijëve. Një fëmijë me emrin Santi, prindërit e të cilit janë afër ndarjes ka për të hyrë në një operacion në mënyrë që mos ta humbas shikimin. Por ai ka përpiluar një listë me dëshira që ti përmbushin prindërit e tij, ai ka vendosur që ata të shkojnë në një pushim, pas të cilit vështirë se mund të ndahen përsëri.

The spy who dumped me

Një film komik me dy aktoret e njohura, Mila Kunis dhe Kate McKinnon, në këtë rrëfim ato janë dy mikesha të cilat pa dashje janë futur në një konspiracion ndërkombëtar kur njëra zbulon se të dashurin që e kishte lënë kohë me parë në të vërtetë ai ishte spiun.

The Wife

Një qiftë pas 40 vjet martesë hasin në mosmarrëveshje. Joe dhe Joan të martuar me një lumturi e dashuri të madhe bien në një sër konfliktesh.Si do të vijoj historia e tyre e konflikteve dhe si do ta zgjedhin mundësin e jetesës së bashku pritet të shihet.

John McEnroe: In the Realm of Perfection

Larg nga një dokumentar tradicional ky film shqyrton dhe studion sportin e tenisit,trupin dhe lëvizjen e njeriut,të gjitha këto të ndërthurura përmes personazhit të McEnroe.

Të gjitha këta filma priten të dalin gjatë muajit gusht.

Loading...