Ballina Kultura Kinematografi Në vend të trailerit, Sony Pictures publikon tërë filmin në YouTube

Në vend të trailerit, Sony Pictures publikon tërë filmin në YouTube

Studioja filmike “Sony Pictures” aksidentalisht ka publikuar krejt filmin në YouTube, në vend të trailerit të tij.

Një klip i quajtur “Khali the Killer: Official Red Band Trailer” mundësonte shikimin e tërë filmit.

Filmi zgjaste 89 minuta dhe ishte i zhanrit dramë krim.

Premiera e këtij filmi ishte paraparë të shfaqej në Amerikë në muajin gusht, por në disa shtete evropiane ka filluar të qarkullojë në DVD.