Ballina Aktualitet Kosovë NATO mbështet formimin e ushtrisë së Kosovës

NATO mbështet formimin e ushtrisë së Kosovës

Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, deklaroi se Aleanca Veri-atlantike mbështet formimin e ushtrisë së Kosovës dhe se ky proces duhet të zhvillohet në pajtim me Kushtetutën.

“Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë procesin e reformave që përfshin formimin e forcave profesionale të sigurisë. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me zyrtarët e Kosovës dhe të mbështesim misionin e KFOR-it në Kosovë. Mendoj se është e rëndësishme që nga baza në Bondstil të mbahet siguria në rajon dhe të ndihmohet në formimin e ushtrisë profesionale të ushtrisë së Kosovës”, tha ajo në prag të Samitit të NATO-s në Bruksel. Gottemoeller tha se NATO inkurajon fuqishëm vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd me ndërmjetësimin e BE-së.

@tn.lajmelokale
@tetovanews