Ballina Aktualitet Lajme MPB kërkon 4.800 denarë për pasaportë me procedurë të shpejtë, ndërkaq cakton...

MPB kërkon 4.800 denarë për pasaportë me procedurë të shpejtë, ndërkaq cakton termine për dy javë

Ministria e Punëve të Brendshme për dhënien e pasaportave me procedurë të shpejtë arkëton nga 4.800 denarë, ndërkaq për t’u fotografuar, qytetarëve u cakton terminë pas dy javëve, edhe pse në këtë rast duhet që qytetarët të marrin orar pas një dite, njofton Portalb.mk.

Nëse aplikoni për pasaportë të re me procedurë të rregullt, për të cilën duhet të paguani 1.800 denarë, termin për fotografim do të merrni më 30 korrik.

Pritjet e gjata, ashtu siç sqarojnë për “Plusinfo” nga qendra e thirrjeve ndodhin për shkak të pushimeve verore kur numri i kërkesave për dokumente të udhëtimit rritet, por edhe për shkak faktit se shumë prej pasaportave biometrike u ka skaduar afati, ndërkaq qytetarët për vazhdimin e afatit duhet që t’i kalojnë procedurat e njëjta, sikur kur nxjerrin pasaportë të re.

Nga MPB nuk kanë dhënë përgjigje për pyetjen se pse ua paguajnë qytetarëve dyfish më shumë pagesën për pasaportë me procedurë të shpejtë, kur nuk munden që t’i realizojnë nevojat dhe kërkesat e tyre.

Në ueb-faqen e MPB-së, në pjesën për dhënien e dokumenteve të udhëtimit me procedurë të shpejtë, shkruan se pasaporta përgatitet në afat prej 48 orëve, pas dorëzimit të kërkesës, ndërkaq çmimi i formularit për pasaportë urgjente, është tre herë më i lartë se sa çmimi i rregullt.

@tn.lajmelokale
@tetovanews