Ballina Aktualitet Rajoni Moti i keq në mes të verës/ I riu vdes nga rrufeja,...

Moti i keq në mes të verës/ I riu vdes nga rrufeja, shi dhe stuhi në disa qytete (VIDEO)

Moti i keq që ka përfshirë sot vendin ka shkaktuar edhe një viktimë. Bëhet fjalë për një 22-vjeçar nga Lazarati Xhuliano Kociu, i cili humbi jetën pasi u godit  nga rrufeja.  Mësohet se ngjarja ka ndodhur në luginën e  lumit Drino në fshatin Bulo.

Policia e Gjirokastrës në njoftimin zyrtar thotë se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që ky shtetas po kulloste bagëtitë në fushë.

Breshër në Elbasan

Në fshatin Gur i Zi në Elbasan ka rënë breshër, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi.

Vlora goditet nga cikloni

Një ciklon i fuqishëm goditi rajonin e Vlorës vetëm disa minuta më parë ku era kapi shpejtësinë rreth 180 km në orë, duke sjellë shtërngata shiu dhe duke thyer dhe shkulur pemë, shpartalluar cadra dhe shezlonge në plazhe.

Një pemë rrreth 20 m e lartë u thye dhe u shemb mbi murin rrethues jugor të Stadiumit “Flamurtari”, por fatmirësisht pa dëme rreth e rrotull.

Vrulli i ciklonit u shua shpejtë, por shiu vazhdon dhe mund të krijoi edhe probleme.

Era e fortë thyen pemët në Fier

Moti i keq ka përfshirë edhe Fierin, ku erërat e forta  të shoqëruara me reshje shiu kanë sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në shumë zona. Probleme ka pasur edhe në unazën e qytetit ku shumë pemë janë thyer. Momentalisht erërat e forta kanë pushuar por vijojnë ende reshjet e shiut.

@tn.lajmelokale
@tetovanews