Ballina Aktualitet Lajme MITSOTAKIS: IDENTITETI MAQEDONAS ËSHTË I PA PRANUESHËM PËR SHUMICËN E QYTETARËVE GREKË

MITSOTAKIS: IDENTITETI MAQEDONAS ËSHTË I PA PRANUESHËM PËR SHUMICËN E QYTETARËVE GREKË

Kryetari i partisë “Demokracia e Re”, Kiriakos Mitsotakis në intervistën e gazetës evropiane “Politico Europe”, thotë se për grekët marrëveshja është e papranueshme për shkak të pranimit të gjuhës dhe etnisë maqedonase.

“Gjithmonë kemi thënë se duam zgjidhje, por se duhet të respektohet ndjeshmëria e të dyja palëve, identiteti maqedonas është i pa pranueshëm për shumicën e qytetarëve grekë, Nuk dua të paguaj çmimin e destabilizimit të shtetit tim për t’i stabilizuar fqinjët veriorë. Nuk mundemi të pranojmë gjuhën dhe etninë maqedonase. Nëse pranohet shteti Maqedonia Veriore, gjuhë, etni maqedonase, si i quani njerëzit që janë maqedonas por janë grekë? “ shton Mitsotakis.

@tn.lajmelokale
@tetovanews