Ballina Bota Misteri i zhdukjes së MH370, edhe pas 4 vitesh asnjë shenjë

Misteri i zhdukjes së MH370, edhe pas 4 vitesh asnjë shenjë

Kur kanë kaluar katër vjet nga zhdukja e avionit të ‘Malaysian Airlines’ MH370, autoritetet malajziane thonë se nuk kanë mundur të përcaktojnë shkakun.

Duke publikuar raportin e hetimit disa vjeçar, hetuesit thonë se ka mungesë provash të qarta për fatin e avionit, por shtojnë se ky nuk është fundi i hetimit pasi ende nuk është lokalizuar asnjë mbetje e tij. Avioni i ‘Malaysian Airlines’ u zhduk në 2014 me 239 persona në bord ndërsa po fluturonte nga Kuala Lumpur drejt Pekinit, në atë që u bë një nga misteret më të mëdha të aviacionit në botë.

Duke folur në një konferencë për shtyp në kryeqytetin Malajzian, hetuesit thanë se MH370 ishte kthyer prapa drejt Malajzisë, sipas manualit të kontrollit, por nuk mund të përcaktohet nëse avioni po drejtohej nga piloti apo kishte pasur një ndërhyrje të jashtëligjshme. Hetuesit kanë përjashtuar disa faktorë të tjerë që ishin përmendur më herët, përfshirë gjendjen mendore të pilotit, keqfunksionimin e avionit apo sistemet e kontrollit në distancë.

Ekipi i hetuesve thotë se shpreson që në të ardhmen, të mund të gjejnë të dhëna për të zbardhur aksidentin që tërhoqi vëmendjen e gjithë botës në 2014 dhe për ti dhënë një shpjegim familjeve që mbeten në pritje të lajmeve.

Kërkimet për avionin, të kryera nga Malajzia, Kina dhe Australia, u ndërprenë në janar 2017 pasi nuk mundën të gjenin asnjë gjurmë të avionit në një hapësirë prej 710 mijë kilometrash katror në oqeanin indian.

VIDEO bonus:
Loading...