Ballina Sport Milani kërkon Igli Taren si drejtor

Milani kërkon Igli Taren si drejtor

E bujshme, Milani po kërkon për drejtori Igli Taren. Kuqezinjtë janë venë në lëvizje për një drejtor të ri sport. Mirabeli duket se do të mbetet jashtë italianëve dhe disa emra të rinj janë në tavolinë.

Orët e fundit njëri ka marrë kryesimin në këtë “garë”. Ai quhet Igli Tare. Aktualisht drejtor sportiv i Lacios dhe fituesi i disa çmimeve për punën e tij me talentët.

Duhet të themi se Tare prej vitesh ka qenë te Lacio dhe ka gjetur mjaft talente të rinj, si dhe e ka ngritur këtë ekip sa i përket anës ekonomike në shitblerjen e lojtareve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews