Ballina Aktualitet Lajme Mickovski: Shumica pranoi kërkesat e VMRO-DPMNE-së

Mickovski: Shumica pranoi kërkesat e VMRO-DPMNE-së

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski deklaroi se maxhoranca ka pranuar kerkesat e VMRO-DPMNE-së, qe kane te bejne me miratimin e Ligjit për financimin e partive politike dhe formimin e qeverisë sipas konceptit të Përzhinos, njofton Gazeta Lajm.

Mickoski kerkoi te nderpritet procedura për formimin e KSHZ-së sipas projekt ligjit te ri te propozuar nga Qeveria.
“Nuk kemi kërkuar asgjë më tepër nga kushtet që opozita i kishte në dhjetor 2016. Procedura për formimin e KSHZ-së, do të stopohet dhe do të kthehet procedura e vjetër”, deklaroi Mickoski

Ai tha se në pjesën e dytë do të flitet për referendumin.
Mickoski tha se me Ligjin për financimin e partive politike është bërë një hap para, ngase sipas tij tani po fitohet një model që do të ndalojë keqpërdorimet financiare.
Kreu i VMRO-DPMNE-së tha se ata nuk kanë biseduar për ndryshime në Kodin Penal.

@tn.lajmelokale
@tetovanews