Ballina Sport Mes drithërimash, Kukësi kualifikohet në fazën tjetër të Championsit

Mes drithërimash, Kukësi kualifikohet në fazën tjetër të Championsit

Kukësi me shumë vështirësi është kualifikuar në raundin tjetër të Champions Leagues.

Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu barazoi 1-1 përballë Valetas dhe në këtë mënyrë i shpëtoi turpit duke u kualifikuar me gol në fushën kundërshtare.Pjesa e parë e takimit përfundoi në barazim pa gola por me vendasit që dominuan lojën duke kthyer porën e Kukësit në një tabelë “qitjesh”.

Gjatë fraksionit të parë të lojës, 7-0 ishin gjuajtjet drejt portës që tregonin dominimin total të skuadrës malteze.

Në minutën e 67’ ishte Matteo Piciollo ai i cili mposhti portierin Frashëri. Pas golit skuadra shqiptare u “zgjua” dhe në këtë mënyrë bëri goditjen ideale duke shënuar në minutat e fundit me anë të Irakli Dzaria.

Minutat e mbetura kundërshtarët provuan të shënonin përsëri por aksionet u neutralizuan nga Kukësi që nuk gaboi dhe me barazimin mori një kualifikim të çmuar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews