Ballina Bota Merkel: Mbështesim uljen e tarifave të importit për makinat amerikane

Merkel: Mbështesim uljen e tarifave të importit për makinat amerikane

Presidenti i SHBA, Donald Trump, kërcënoi muajin e kaluar që të imponojë një tarifë 20 për qind të importit në të gjitha automjetet e ardhura nga Bashkimi Europian.Kjo masë do të ishte pjesë e një linje të ashpër mbi tregtinë që ka ngritur tensionet në të gjithë botën dhe që mund të përmbysë modelin aktual të biznesit të industrisë së BE-së për shitjen e veturave në Shtetet e Bashkuara.

Pikërisht për këtë arsye, kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur e hapur të negociojë një marrëveshje për uljen e tarifave që BE-ja aplikon për makinat që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne do të mbështesim një ulje të tarifave të importit ëpr makinat që vijnë nga SHBA-të, por për ta bërë këtë, duhet një pozicion i përbashkët europian, të cilin duhet ta negociojmë”, deklaroi Merkel.

Reagimi i Merkelit vjen pasi ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell kishte takuar drejtuesit e kompanive gjermane të prodhimit të makinave, dhe u kishte bërë të qartë se SHBA-të ishin gati të tërhiqeshin nga tarifa 20%, nëse edhe BE-ja rishikon tarifat e saj për automjetet e importit nga Shtetet e Bashkuara./Tch/

@tn.lajmelokale
@tetovanews