Ballina Argëtim Kuriozitete Menduan se ishte kancer, ajo që u gjet shokoi mjekët

Menduan se ishte kancer, ajo që u gjet shokoi mjekët

Një pacient 47-vjeçar, emri i të cilit është i panjohur, u ankua tek mjekët për dhimbje në kraharor dhe vështirësi në kollitje.

Ai kërkoi ndihmë nga mjekët, skanimet treguan një masë në mushkëritë e tij, për të cilën mjekët supozuan se ishte një shenjë e kancerit për shkak se kishte pirë duhan për tre dekada. Ata urgjentisht e shtruan atë në spital, përcjell albeu.com. Gjatë një procedure për të inspektuar rrugët e frymëmarrjes, mjekët zbuluan se masa ishte një kon lodër të cilin pacienti e kishte gëlltitur që fëmijë, dhe kishte rreth 40 vite që jetonte me të në trup.
Mjekët në Raportet e Çështjeve Mjekësore e quajtën atë një mister mjekësor, për shkak të kohëzgjatjes që kaloi pa u shfaqur ndonjë simptomë. Ata shkruan: “Për njohuritë tona, ky është rasti i parë i një trupi të huaj trakeobronkar, që nuk u vëzhgua për 40 vjet”. /albeu.com/

@tn.lajmelokale
@tetovanews