Ballina Bota ME FËMIJË NË KRAH NJERËZIT HYJNË NË DET PËR T’I SHPËTUAR FLAKËVE/...

ME FËMIJË NË KRAH NJERËZIT HYJNË NË DET PËR T’I SHPËTUAR FLAKËVE/ PAMJE TË REJA DRAMATIKE NGA ZJARRET NË GREQI (VIDEO)

Zjarret tragjike në Greqi shkaktuan vdekjen e 88 personave, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda dhe ndodhen në spital. Skena të pabesueshme që përshkruhen vetëm në “Ferrin” e Dantes ka publikuar një grua në rrjetin Facebook, teksa shihen njerëzit duke hyrë në det, të cilët tentojnë t’i shpëtojnë zjarrit vdekjeprurës në zonën e Matit në Athinë.

Elia Kallia ka filmuar dhjetëra persona të cilët ndodhen në det dhe mbajnë në krahë fëmijët e tyre, të tjerë edhe kafshë për t’i shpëtuar nga zjarri.

“Ne përjetuam ferrin dhe vdekjen. Ju lutem ripublikoni fotot për t’i ndihmuar njerëzit të gjejnë të tyret. Komentet nuk janë të nevojshme”, shkruan ajo në Facebook.

@tn.lajmelokale
@tetovanews