Ballina Aktualitet Lajme MBI NJË MIJË PERSONA HUMBËN JETËN NGA TËRMETI I VITIT 1963 NË...

MBI NJË MIJË PERSONA HUMBËN JETËN NGA TËRMETI I VITIT 1963 NË SHKUP (VIDEO)

Me 26 korrik të vitit 1963 Shkupin e dridhi një tërmet i fuqishëm ku jetën e humbën 1.070 persona ndërsa u lënduan 3.000 të tjerë.

Tërmeti nodhi në orën 5 e 17 minuta, ndërsa dridhje më të vogla kishte deri në orën 5 e 43 minuta.

Nga tërmeti u shkatërruan 15.800 ndërtesa dhe u dëmtuan 28.000 të tjera. Mbi 200.000 persona mbetën pa kulm mbi kokë. Nga tragjedia e Shkupit u trondit dhe u angazhua e gjithë bota. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar bëri apel te të gjitha organizatat për ushqime për fëmijët e Shkupit. Unioni implementar dërgoi rekomandim deri te të gjitha parlamentet dhe qeveritë që të ndihmojnë në rindërtimin e qytetit.

Organizatat humanitare në shumë vende u përfshinë në mbledhjen e ndihmave për Shkupin. Kështu, Shkupi u bë qytet i solidaritetit ndërkombëtar. Menjëherë pas katastrofës, Kombet e Bashkuara morën aktivitete që në mënyrë të planifikuar dhe afatgjatë ta ndihmojnë qytetin e shkatërruar. Në kohën kur ekipe profesioniste nga KB-ja filluan të arrijnë në Shkup, në selinë e Organizatës ndërkombëtare është thënë se Shkupi do të jetë përmendore e solidaritetit njerëzor.

Më 23 shtator të vitit 1963, 35 vende kërkuan nga Asambleja e përgjithshme të vendosë në rend dite të seancës së saj pikë për ndërmarrjen e masave me rastin e tërmetit në Shkup. Pas katër ditëve, më 27 shtator, Asambleja e Përgjithshme i dha prioritet aksionit ndërkombëtar për t’i dhënë ndihmë Shkupit. Më 14 tetor, pas diskutimit dyorësh, Kuvendi i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara njëzëri miratoi Rezolutë për t’i dhënë ndihmë qeverisë jugosllave gjatë rikonstruktimit të Shkupit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews