Ballina Aktualitet Lajme Marrëveshja me Greqinë, sot përsëri për votim në Kuvend

Marrëveshja me Greqinë, sot përsëri për votim në Kuvend

Kuvendi i Maqedonisë sot përsëri duhet ta votojë Ligjin për ratifikimn e marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit. Ligji kthehet përsëri në Kuvend, pasi i njëjti nuk u nënshkrua nga ana e presidentit Gjorge Ivanov.

Ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë në lexim të tretë është pika e vetme e rendit të ditës në seancën e 54-të të Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.Më 20 qershor deputetët e Kuvendit të Maqedonisë me 69 vota “për” miratuan për herë të parë ligjin dhe të njëjtë ditë ligji u dërgua për tek presidenti Ivanov, i cili brenda afatit të paraparë me ligj njoftoi se nuk do ta nënshkruajë dekretin e ligjit.

Që sot të kalojë Ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë “pro” duhet të votojnë 61 deputetë dhe përsëri duhet të dërgohet tek presidenti, i cili këtë herë sipas Kushtetutës është i detyruar ta nënshkruajë.

Pritet janë që edhe pas votimit të dytë në Kuvend, Gjorge Ivanov nuk do ta nënshkruajë ligjin dhe të do veprojë njëjtë si me Ligji për përdorimin e gjuhëve, duke përdorur të ashtuquajturën “veton e xhepit”./Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews