Ballina Sport Mandzukic: Mrekullitë ekzistojnë! Pas 30 sekondash kuptova që i shënova Anglisë

Mandzukic: Mrekullitë ekzistojnë! Pas 30 sekondash kuptova që i shënova Anglisë

Heroi i kroatëve, Mario Mandzukic pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit shpërtheu në lot.

Ai rrëfeu se i janë dashur 30 sekonda për të kuptuar se kishte shënuar një gol historik ndaj Anglisë.“Kjo nuk është e vërtetë… Nuk është normale… Ne nuk jemi ende të vetëdijshëm për atë që kemi bërë… Unë ende nuk e di dhe nuk do ta kuptoj lehtë, por është realisht madhështore, nëse është e vërtetë, – shprehet Mandzukic për median kroate.

“Mrekullitë ekzistojnë, por unë edhe në momentin e golit nuk dija se çfarë të bëja. Madje, në lojë më është dashur një goditje e rëndë, 30 sekonda pas golit që të kuptoj realisht se çfarë kisha bërë, se çfarë ne arritëm që të bëjmë kundër Anglisë”, vijoi ai.

“Unë e adhuroj futbollin, adhuroj mënyrën tonë sesi kemi luajtur në këtë kompeticion deri tani dhe e meritojmë më shumë se kushdo tjetër. Vërtet dukeshim të panjohur kundër Anglisë, vërtet do të vlerësohemi edhe si të tillë kundër Francës, por unë di që në këtë grup sivjet ka luanë që nuk lodhen kurrë së luftuari dhe në finale do të japim gjithçka kemi në zemër për të kompletuar këtë arritje, që ende nuk e besoj”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews