Ballina Sport Lukaku: Neymar nuk është aktor

Lukaku: Neymar nuk është aktor

“Neymar nuk është aktor”, deklaroi sulmuesi i Belgjikës, Romelu Lukaku në lidhje me kundërshtarin e tij të radhës në Botërorin 2018 në ndeshjen Brazil-Belgjikë që zhvillohet sot (20:00).

Neymar është kritikuar ashpër kohët e fundit për përpjekjet e tij për të ekzagjeruar dhimbjen pas çdo kontakti.

Sulmuesi i Belgjikës, Romelu Lukaku e ka mbrojtur madje ka dhënë edhe vlerësimet e tij më të larta për sulmuesin e Brazilit duke u shprehur në një konferencë për shtyp se “ai nuk është një aktor, ai luan kundër rivalësh shumë të ashpër. Neymar në të ardhmen do të jetë lojtari më i mirë në botë i futbollit dhe jam i lumtur që mund të luaj kundër tij për herë të dytë”.

Nga ana tjetër edhe trajneri i Brazilit, Adenor Leonardo Bacchi (që njihet si Tite) i ka dalë sërish në mbrojtje Neymarit.

“Kam folur më parë për këtë dhe kam qenë shumë i qartë në lidhje me çfarë ndodhi. Ju duhet të rishikoni imazhet… Jam i lumtur që ai luan në nivelin e tij më të lartë dhe jo vetëm kur bën driblime me top. Ka çaste kur ai zë pozicione mbrojtëse të shkëlqyera. Ai ndihmon me rimarrjen e topit”, tha ai.

”Ai ka një shpirt ekipi të jashtëzakonshëm dhe kjo është një prej virtyteve më të mëdha. Pjesa tjetër, janë aksesorë (…). Nuk është e nevojshme të jesh një ekspert për të parë se ai është zhvilluar. I dimë të gjitha përpjekjet që ai ka bërë për të arritur në formën aktuale dhe gjithçka që ai ka bërë për të garantuar rikthimin e tij në nivele të larta”, shton Tite./atsh/

@tn.lajmelokale
@tetovanews