Ballina Sport Luis Suarez e njeh forcën e francezëve, frikësohet nga Mbappe

Luis Suarez e njeh forcën e francezëve, frikësohet nga Mbappe

Sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez, ka këmbëngulur se skuadra e tij duhet të ketë kujdes nga Kylian Mbappe kur të përballet me Francën në çerekfinalen e Kupës së Botës.

“Të gjithë e dinë se ai (Mbappe) është një lojtar me të vërtetë i mirë, por mendoj se kemi mbrojtjen e duhur për ta kontrolluar atë”, tha Suarez. Mbappe ka shënuar tre gola në “Rusi 2018”, ndërkohë që takimi mes Francës dhe Uruguait do luhet në stadiumin “Nizhny Novgorod” të premten.

@tn.lajmelokale
@tetovanews