Ballina Sport Luis Enrique edhe zyrtarisht trajner i Spanjës

Luis Enrique edhe zyrtarisht trajner i Spanjës

Pas mbledhjes së bordit të Federatës Spanjolle të futbollit, sapo është konfirmuar se Luis Enrique, do ta drejtojë kombëtaren e Spanjës.Pasi e përfunduan aventurën e tyre më herët se që e kishin pritur, Federata e Futbollit të Spanjës, paralajmëroi se po e shikon mundësinë e caktimit të një trajneri të ri dhe u përmendën disa kandidatë.Mirëpo, në fund u zgjodh ish-trajneri i Barcelonës, të cilin e kishte rekomanduar presidenti i federatës spanjolle, Luis Rubiales.“Marca” raporton se kontrata për 48-vjeçarin Enrique, do të jetë për dy vite, i cili do ta kishte këtë detyrë deri pas Kampionatit Evropian të vitit 2020. /Insporti.com

@tn.lajmelokale
@tetovanews