Ballina Sport Low do të vazhdojë të jetë trajner i Gjermanisë edhe pas dështimit...

Low do të vazhdojë të jetë trajner i Gjermanisë edhe pas dështimit në ‘Rusia 2018’

Edhe pse Përfaqësuesja e Gjermanisë u eliminua në fazën e grupeve të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’, duket se Joachim Low do të vazhdojë të jetë trajner i përfaqësueses.

Bild pak më parë ka dal me lajmin e ditë që ka befasuar paska të gjithë: “Ekskluzive – Joachim Low vazhdon! Trajneri i kombëtares dëshiron të përmbushë kontratën e tij deri në vitin 2022“.

Low mori drejtimin e Gjermanisë në vitin 2006, pra ishte në krye të skuadrës kur fituan Botërorin e vitit 2014, por edhe Kupën e Konfederatave të vitit 2017.Gjithsesi paraqitja e tyre në ‘Rusia 2018’ ishte shumë e dobët, ata nuk arritën të kalojnë Grupin F duke humbur nga Meksika dhe Koreja e Jugut.

Por, duket se kjo tani i përket të kaluarës dhe Federata e Futbollit në Gjermani vazhdon të ketë besim te Low dhe duan që së bashku të vazhdojnë në rimëkëmbjen e përfaqësueses.58-vjeçari që rinovoi kontratën një muaj para Botërorit duke parë besimin e federatës ka pranuar të vazhdojë të jetë përzgjedhës i tyre dhe të përmbushë kontratën.

Fitorja e vetme e Gjermanisë me Low në ‘Rusia 2018’ ishte ndaj Suedisë. /Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews