Ballina Aktualitet Shqipëri Lëkundje gjatë gjithë natës, 5 goditje tërmeti të regjistruara. Ja zonat e...

Lëkundje gjatë gjithë natës, 5 goditje tërmeti të regjistruara. Ja zonat e prekura

Një tjetër lëkundje tërmeti ka ndodhur gjatë natës dhe gjatë orëve të para të mëngjesit së sotëm. Lëkundjet kanë bërë që të zgjojnë nga gjumi jo pak qytetarë të Tiranës dhe të zonave përreth.Tërmeti është ndier rreth orës 4:20 të këtij mëngjesi, pas disa lëkundjeve të njëpasnjëshme që ndodhën dje. Epiqendra e tij ka qenë në detin Adriatik te Gjiri i Lalëzit me magnitudë 3.1 ballë i shkallës rihter.

Kujtojmë se ditën e djeshme një tërmet i fuqishëm 5.1 ballë i shkallës rihter goditi Tiranë dhe qarqe të tjera të vendit. Lëkundjet e forta shkaktuan panik te qytetarët, të cilët lanë banesat dhe ambjentet e punës dhe dolën në rrugë. Pas lëkundjes së fortë deri në orët e pasdites së djeshme u regjistruan më shumë se 40 lëkundje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews