Ballina Aktualitet Kosovë Kush është Mario, malazezi i tmerrshëm që u arrestua mbrëmë në mes...

Kush është Mario, malazezi i tmerrshëm që u arrestua mbrëmë në mes të Prishtinës

Policia e Kosovës ka vënë në pranga dy shtetas të Malit të Zi, të kërkuar përmes INTERPOL-it për vepra të ndryshme penale. Sipas “fosmedia.me”, në këtë operacion Policia e Kosovës ka arrestuar M.M. nga Podgorica, i cili bashkë me I.M. dhe V.V. dyshohen për kryerjen e veprës penale – vrasje e rëndë.Fjala është për vrasjen e Radomir Gjurikoviqit më 10 tetor 2016 në Cetinjë. Gjatë arrestimit të M.M. është kapur edhe Gj.P., i cili ishte arratisur nga një spital, ndërkohë që ishte duke vuajtur një dënim me burg për veprat penale të rrëmbimit e zhvatjes. Mediumi malazez raporton se aksioni i Policisë së Kosovës është kryer në bashkëpunim me Policinë e Malit të Zi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews