Ballina Aktualitet Kosovë Kurti tregon etapat përgatitore dhe debatet që duhet zhvillohen para dialogut me...

Kurti tregon etapat përgatitore dhe debatet që duhet zhvillohen para dialogut me Serbinë

Po ashtu ai ka propozuar edhe tri debate që sipas tij duhet të zhvillohen.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Përpara çfarëdo dialogu të ri me Serbinë, katër etapa përgatitore janë të domosdoshme në Kosovë:

1) Shqyrtim dhe vlerësim i dialogut 2011-2017 dhe i rezultateve të tij;

2) Synimet e Kosovës dhe kërkesat tona ndaj Serbisë;

3) Parimet dhe kushtet e dialogut të ri;

4) Ekipi ynë negociator me strategji dhe udhëheqës.

Dhe, tri lloj debatesh duhen bërë:

1) Në Kuvendin e Republikës së Kosovës;

2) Në shoqërinë kosovare me shoqatat e familjeve të të pagjeturve, pakicat, UP-në e AShAK-un, me ekspertët e ekonomisë etj.;

3) Me BE-në si ndërmjetësuese.

@tn.lajmelokale
@tetovanews