Ballina Sport Kukësi kualifikohet në turin e dytë eliminator të “Champions League”, eleminon Valetën

Kukësi kualifikohet në turin e dytë eliminator të “Champions League”, eleminon Valetën

Kukësi është kualifikuar për në turin e dytë të “Champions League” duke eleminuar skuadrën malteze të Valltës.

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Armando Cungu, është kualifikuar pas barazimit me rezultatin 1-1 në sfidën e dytë të zhvilluar në Maltë.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Loro Boriçi” u mbyll me shifrat 0-0, dhe verilindorët kualifikohen për në fazën tjetër për shkak të golit të shënuar në fushën kundërshtare.

Një kualifkim i merituar për Kukësin që edhe pse u gjendën të parët në disavantazh pas golit të shënuar nga Santiago në minutën e 67-të, arritën që të barazonin me anë të Dzarias në minutën e 84-të.

Kukësi arrin në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori.

Në raundin tjetër Kukësi do të përballet me fituesin e çiftit Olimpija Ljubljana-Karabak. (TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews