Ballina Aktualitet Lajme KOXIAS: PËR MARRËVESHJEN KA SHUMICË DEPUTETËSH NË KUVEND

KOXIAS: PËR MARRËVESHJEN KA SHUMICË DEPUTETËSH NË KUVEND

Për Marrëveshjen ekziston shumicë deputetësh në Kuvend, sipas asaj të cilën e kanë deklaruar vetë, thotë ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë Nikos Koxias në intervistën për radion greke “Sto kakino” dhe refuzoi të komentojë qëndrimet e partnerit të koalicionit në qeveri, Panos Kamenos.
“Nuk kam ndërmend të komentoj Kamenos, nuk është kompetencë e imja. Marrëveshja është shumë e mirë, nuk prek sovranitetin kombëtar që të vendosen si parakusht 180 votues në Kuvend. Kamenos i di këto punë dhe bën përzgjedhje politike”, tha shefi i diplomacisë greke në intervistë.
Siç raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Koxias, duke folur për zgjidhjen e arritur midis Maqedonisë dhe Greqisë tha se nuk është arritur vetëm që vendi ynë të hyjë në BE dhe NATO, por sepse është gjithashtu e dobishme edhe për Greqinë.

“Ne e zgjodhëm problemin sepse konsiderojmë se ka dobi kombëtare, pavarësisht nëse ekziston BE dhe NATO, e dobishme është të zgjedhim problemet të cilët na mbajnë “të robëruar” në histori, që të mundemi së bashku me popujt të shohim drejt ardhmërisë. Kemi dy opsione. Cilët janë opsionet tona? Duam që në veri të kemi miq apo armiq? E dyta: Konsiderojmë se problemet të cilët i kemi me miqtë në veri kanë rëndësi më të madh dhe më të fuqishme gjeopolitike dhe gjeostrategjike nga ato me Turqinë? T’i zgjidhim problemet me Turqinë dhe t’i përqendrojmë forcat tona drejt Shkupit ose t’i zgjidhim problemet me Shkupin dhe t’i përqendrojmë forcat tona ndaj asaj që tanimë një shekull quhet “çështje lindore”?, tha Koxias në intervistën.

Shefi i diplomacisë greke sqaroi se në fillim të bisedimeve, sipas hulumtimeve të opinionit publik “armiqtë e Marrëveshjes” kanë qenë 80 për qind dhe më shumë, ndërsa tani shumica e qytetarëve e përkrah zgjidhjen e arritur.

@tn.lajmelokale
@tetovanews