Ballina Aktualitet Lajme KOTZIAS: MARRËVESHJA ËSHTË KOMPROMIS

KOTZIAS: MARRËVESHJA ËSHTË KOMPROMIS

Nikos Kotzias, në fjalimin e tij në fund të konferencës për aspektet juridike të marrëveshjes për emrin me Maqedoninë, tha se marrëveshjet ndërshtetërore janë rezultat i kompromisit.

“Më pyetni nëse më pëlqen Maqedonia Veriore. Jo. Unë do doja të quhen Alaska Veriore, por tanimë kishte pajtim për emër të ngjitur që do ta përmbante termin Maqedonia. Ky term ka ekzistuar me dekada në bisedime dhe mendoj se është joetike ata që thonë se nuk duhet të jetë termi Maqedonia”, tha mes tjerash Kotzias.

Ai kritikoi ata që janë kundër marrëveshjes, duke shtuar se në Greqi ka dy lloje të politikanëve: ata që duan zgjidhje dhe ata që janë kundër zgjidhjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews