Ballina Aktualitet Kosovë Kosova pranon raportin e DASH për trafikun e njerëzve

Kosova pranon raportin e DASH për trafikun e njerëzve

Kosova pranon raportin e DASH-it me rekomandimin për luftë kundër trafikimit me njerëz.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pranuar raportin vjetor të departamentit Amerikan të Shtetit për trafikim me qenie njerëzore për vitin 2018, në të cilin theksohen 10 rekomandime që i referohen nevojave për rritjen e efikasitetit në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.

Sipas raportit të DASH-it, Republika e Kosovës vazhdon të rangohet në nivelin dy nga tri nivelet themelore. Rrjedhimisht sipas raportit vendi ynë ka shënuar progres të dukshëm krahasuar me raportin e vitit të kaluar dhe raportet tjera paraprake.

Ministri Gashi ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë e veçanërisht SHBA për përkrahjen e vazhdueshme në fushën e luftimit të trafikimit me qenie njerëzore, derisa është zotuar se do të angazhohet në përmbushjen e rekomandimeve të dala nga raporti i DASHI-it.

@tn.lajmelokale
@tetovanews