Ballina Bota KORE E VERIUT – Pompeo mbërrin në Phenian për çështjen bërthamore

KORE E VERIUT – Pompeo mbërrin në Phenian për çështjen bërthamore

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mbërriti sot në Phenian ku shpreson të marrë më shumë saktësime në lidhje me denuklearizimin pas samitit historik mes kreut koreanoverior, Kim Jong Un dhe presdentit amerikan, Donald Trump.

Siaps një grupi gazetarësh, shefi amerikan i diplomacisë u prit në mbërritje nga homologu i tij, Ri Yong Ho si dhe nga krahu i djathtë i numrit një koranoverior, Kim Yong Chol.

Disa javë më parë në median amerikane kishin dalë informacione se Pheniani nuk po i përmbahet paktit të denuklearizimit duke zhvilluar baza të fshehta për vazhdimin e programit bërthamor./atsh/

Loading...