Ballina Bota Konservatorët në Spanjë, zgjedhin pasuesin e Rajoy-t

Konservatorët në Spanjë, zgjedhin pasuesin e Rajoy-t

Konservatorët e Spanjës u zhvendosën në të djathtë të shtunën, duke zgjedhur një tradicionalist si udhëheqës, pasi kërkonin të rivendosnin një identitet të qartë politik, më pak se dy muaj nga rrëzimi nga qeveria. Pablo Casado mori një fitore të qartë në votimin e anëtarëve të Partisë Popullore (PP) dhe filloi mandatin e tij me një thirrje për unitet partiak, një Spanjë më të fortë në zemër të Evropës dhe ligje më të ashpra për të shmangur çdo lëvizje drejt pavarësisë nga rajonet e saj.

Ai fitoi 1,701 vota në një votim të ligjvënësve dhe anëtarëve të tjerë të lartë të PP-së, duke mposhtur lehtësisht sfiduesen Soraya Saenz de Santamaria, e cila mori 1,250.

Ajo shërbeu si zëvendëskryeministre e ish kryeministrit Mariano Rajoy gjatë periudhës së tij gjashtë-vjeçare në detyrë, në krye të qeverisë spanjolle.

Rajoy u rrëzua në një votim mosbesimi në qershor, pasi autoriteti i tij u dëmtua nga një skandal korrupsioni që përfshinte zyrtarët e PP.

Casado u bë kryetari më i ri i Partisë Popullore, pasi është vetëm 37 vjeç, ndërsa u tha anëtarëve në fjalimin e tij të pranimit, se “PP është kthyer. Nuk mund të humbim asnjë minutë duke folur për veten tonë. Ne duhet të fillojmë përsëri të flasim për Spanjën”./Tch/

@tn.lajmelokale
@tetovanews