Ballina Argëtim Kuriozitete Kobra i bën surprizë, del papritur nga ulësja e motorit (VIDEO)

Kobra i bën surprizë, del papritur nga ulësja e motorit (VIDEO)

Një motoçiklist në Indi është përballur me pasagjerin më të frikshëm.

Ai ka gjetur një kobër 1.5 metra të gjatë poshtë ulëses. Në video e filmuar në Yadgir shihet kobra që tenton të kafshojë çdo njeri që tenton ti afrohet.

Dëshmitarët thanë se gjarpëri besohet të ketë rënë në brendësi të motorit dhe i ka ngecur bishti.

Kapësi i gjarpërinjve Chand Pasha kaloi pothuajse një orë për të kapur kobrën.

Ai tha se zvarraniku me shumë mundësi ka kërkuar strehim nga shiu kur u zvarrit në motoçikletë. /b.d/

@tn.lajmelokale
@tetovanews