Ballina Argëtim Jetë & Stil Kjo është mosha ideale kur duhet të martoheni

Kjo është mosha ideale kur duhet të martoheni

Adriano Çelentano thoshte: “Martesa? Eeeh, është një gjë e tepruar. Njësoj sikur të të hahet drekë dhe… të blesh restorantin”.

Njihet edhe një shprehje që i atribuohet Konicës: “Kur duhet të martohet burri? Një burrë i ri duhet të presë sa të moshohet. Një burrë i moshuar, nuk duhet të martohet”. Por nëse nuk mendoni as si Konica, as si Çelentano, zbatoni së paku përfundimet e nxjerra nga një studim i fundit i bërë nga Universiteti i Utah. Sipas këtij studimi nëse dëshironi të keni një martesë jetëgjatë dhe të lumtur duhet të keni kujdes moshën në të cilën merrni vendimin për ta ndërmarrë këtë hap, transmeton living.al. Studimi arriti në përfundimin se njerëzit që martohen rreth moshës 28 deri në 32 vjeç kanë më pak shanse që të divorcohen. Sociologu Nick Wolfinger ka analizuar të dhënat nga viti 2006 deri në 2011, të National Survey Family Growth dhe ai doli në konkluzionin se martesat e bëra nga individë të target grupeve 28 deri në 32 vjeç janë martesat më të suksesshme.

Më parë mendohej që sa më e madhe të ishte mosha në të cilën martoheshe aq më të mëdha ishin dhe shanset për tu divorcuar, por ky studim hodhi poshtë teoritë e mëparshme duke konkluduar moshën ideale për të lidhur martesën. Janë edhe dy kategori moshash që konsiderohen kulmet për divorc në 5 vitet e para të martesës. Bëhet fjalë për martesat në të 20-tat dhe pas moshës 45 vjeç.

@tn.lajmelokale
@tetovanews