Ballina Shëndeti Kjo është dieta që zvogëlon rrezikun nga diabeti

Kjo është dieta që zvogëlon rrezikun nga diabeti

Diabeti i tipit 2, është sëmundje e cila shfaqet kur pankreasi nuk prodhon në sasi të nevojshme hormonin e insulines, ose kur trupi nuk reagon ndaj insulinës. Rreziku nga diabeti i tipit 2 mund të zvogëlohet me anë të disa ndryshimeve të vogla të dietës dhe ushtrimeve të vazhdueshme, transmeton gazetametro.net. Sipas Mayo Clinic, kjo dietë përfshin marrjen e karbohidrateve të shëndetshme, ushqime që janë të pasura me fibra dhe mishi i peshkut. Gjatë kësaj diete për diabet, në mëngjes është mirë që të hani një pjesë mesatare të bukës së zezë bashk me mermalatë.

Pas kësaj, një gotë gjysmë e mbushur me qumësht, një frut, apo edhe një kafe, do të ishte një zgjedhje e mirë.Në drekë, preferohet të ushqeheni me perime dhe djath, dy lugë gjalp të bajameve dhe në fund një mollë të madhësisë mesatare.Ndërsa, ushqimi më i mirë për në darkë është peshku. Bashk me mishin e peshkut, mund të shoqëroni edhe ndonjë patate të gatuar, apo karrotë dhe sallatë.Pos ushqimit, mënyra tjetër për zvogëlimin e sasisë së sheqerit në gjak është duke ushtruar vazhdimisht, sipas NHS.Kujtojmë se diabeti është një ndër sëmundjet më të përhapura në botë. Vetëm në Britani të Madhe, rreth 3.7 milion njerz në vit diagnistifikohen me diabet. /gazetametro.net/

@tn.lajmelokale
@tetovanews