Ballina Argëtim Jetë & Stil Këshilla nga psikologët: Si ta shmangni divorcin

Këshilla nga psikologët: Si ta shmangni divorcin

Divorcet janë të zakonshme ditëve të sotme, dhe statistikat janë paksa shqetësuese.

Çdo njeri dëshiron të ketë një martesë të lumtur gjatë tërë jetës, por problemet lindin dhe jo shumë çifte dinë t’i bëjnë ballë atyre, transmeton Telegrafi.
Prandaj, psikologët, duke u bazuar në përvojat personale të njerëzve, kanë përpiluar një listë me këshilla se çfarë gabime duhet të shmangni për ta shpëtuar martesën tuaj.

Respektojeni njëri-tjetrin

Respekti i ndërsjellë është shtylla kryesore e një martese të lumtur. Edhe atëherë kur të jeni tejet të nevrikosur, shprehuni me shenja respekti. Respekti ju mundëson t’i shmangni situatat e pakënaqshme.

Mos e krahasoni bashkëshortin/ën me dikë tjetër

Mos e krahasoni bashkëshortin/ën me tjerët, e veçanërisht me dikë që e shihni në rrjete sociale si Instagram-i apo Facebook-u.

Në rrjete sociale ju nuk e shihni realitetin e askujt, dhe shumica ep ostiteve mund të jenë të rrejshme. Por edhe nëse janë të vërteta, kjo nuk do të thotë se ato çifte janë të lumtura.

Qëndroni fit dhe kujdesuni për veten

Një martesë e lumtur është gjithçka rreth seksit të mirë. Njerëzve u pëlqen të shohin çfarë është atraktive. Prandaj qëndroni fit dhe i/e shëndetshëm. Ky rregull aplikohet te dy gjinitë.

Faleni njëri-tjetrin

Askush nuk është i përsosur dhe gjithsecili bëjmë gabime. Prandaj, kur të ndodhin gabime të ndryshme, faleni njëri-tjetrin!

@tn.lajmelokale
@tetovanews