Ballina Shëndeti Keni probleme me stresin? Zbatoni këto këshilla!

Keni probleme me stresin? Zbatoni këto këshilla!

“Ju keni pushtet mbi mendjen tuaj – Arrini të zgjidhni me pozitivitet dhe energjitë tuaja të brendshme çdo problem në jetë”.

Marcus Aurelius, i ka lënë botës këtë mesazh për të kuptuar se ajo që nuk na vret, na bën më të fortë.

Stresi dhe jeta e përditshme.

Shumica e ekspertëve pajtohen me faktin se puna e përditshme shkakton shumë stres.

Shumica e vendeve të punës u japin punonjësve dy pushime 15 minutëshe për t’u përdorur gjatë ditës. Kjo është një zgjidhje perfekte që treuri i njeriut “të ftohet” dhe mos të shpërthejë. Gjatë punës, kemi mjaftueshëm detyra dhe ndonjëherë ato janë të vështira për t’u zgjidhur ndaj dhe pushimi na jep një qetësi për t’i menduar gjërat më thellë. Kjo, ul ndjeshëm nivelin e stresit.

Nga jeta e përditshme jemi përballur dhe shumë familjarë apo miq që përballojnë në mënyrë perfekte problemet dhe stresin ndaj dhe pyetja jonë më e madhe është…

Si ja bëjnë këta njerëz që edhe kur marrin një grusht të fortë, arrijnë të mbajtë buzëqeshjen në fytyrë?

Për këtë arsye, po listojmë 8 arsye një shumë persona kanë zbuluar për të mos u prekur kurrë nga stresi:

Kanë një personalitet shumë të fortë

Çdo jeri ka personalitetin, zakonet e tij dhe secili i menaxhon situatat në mënyrën e tij.

Shumica prej nesh janë mësuar ta përballojnë në grup një problem dhe e thënë në këtë mënyrë, shumë njerëz tentojnë t’i zgjidhin problemet duke ia thënë të tjerëve dhe duke shpresuar se ata do t’u bëhen ndihmë.

Por jo gjithnjë të tjetër mund të jenë të gatshëm për të ndihmuar.

Ndaj, sekreti më i madh është të krijohet një personalitet i fortë, një karakter luftarak, i cili do t’ju fitojë çdo betejë. Nuk mund të mbështeteni gjithnjë tek të tjetër, por duhet të bëheni LIDERI i jetës dhe personit tuaj.

Mos bëni Drama.

Janë shumë njerëz që influencohen nga thashethemet. Janë shumë të tjerë që i marrin gjërat me shumë negativitet.

Ai person që mban dhe ruan qetësinë është më i fituar në botë.

Ndaj, nëse hasni një problem apo një “Dallgë” nga je ta e përditshme, sekreti është të ruani në maksimum qetësinë. Nëse beni Drama, do mbyteni…

Përmirësoni gjithmonë stilin e jetesës.

Njerëzit që shmangin nivelet e tepruar të stresit janë disa nga më të suksesshmit, sepse ata ndajnë kohën dhe energjinë e tyre për të përmirësuar vetveten.

Këto shpirtra elastike e njohin veten e tyre në mënyrë perfekte dhe pranojnë se vetë-përmirësimin si një mjet për t’u dhënë atyre një avantazh.

Tentoni të merrni gjithmonë energji pozitive.

Personalitetet e gjalla e njohin veten shumë mirë. Ata e kuptojnë se energjia është një burim perfekt dhe ata e menaxhojnë atë energji në mënyrë aktive.

Mund të lexoni një libër në vend që të dilni, mund të stërviteni në mënyrën tuaj në vend që të shpenzoni kohë në kafene, mund të dëgjoni muzikën që ju ka motivuar më shumë në jetë, në vend që të uleni në një cep dhe të qaheni për hallet e botës…

Menaxhoni gjithmonë pikëpyetjet në kokën tuaj.

Nëse i menaxhoni me qetësi pikëpyetjet në kokën tuaj, do të arrini të kaloni çdo problem apo situatë stresuese të jetës së përditshme.

E rëndësishme është të mos jetoni me të shkuarën, por të ecni sa më para.

Mos e ktheni kurrë kokën pas…

Dhe është shumë e rëndësishme të mos thoni: Pse më ndodhi kështu e pse më ndodhi ashtu dhe të qani në dëshpërim. Ecni para dhe mësoni nga “dallgët” që ju godet jeta.

Përmirësoni dobësitë tuaja.

Vetmia mund të jetë një dobësi dhe nëse do të vendosni të qendroni gjithmonë në vetmi, do ta shihni veten në një cep të errët, ku as muret nuk do t’ju flasin.

Ndaj? Është shumë e rëndësishme të njihni dobësitë tuaja dhe të luftoni për t’i përmirësuar ato. Sa më pak dobësi, do të thotë, Njeri Perfekt!

Mësohuni të dëgjoni dhe ndihmoni.

Nuk duhet për asnjë çast të thoni se ju jeni më i miri dhe më i zgjuari, pasi ashtu do t’ju braktisin të gjithë dhe në fund të do mbesni të vetëm. Dhe, nëse do të mbesni të vetëm do të jeni njësoj sikur ju kanë rënë të gjithë hallet e botës, pasi do etiketoheni me atë shprehjen: Qen i Braktisur…

Për këtë arsye, jini gjithnjë i komunikueshmë në shoqëri, në grup, në punë në familje. Dëgjoni dhe respektoni mendimet e të tjerëve dhe ndani tuajat.

Pranojeni jetën si me “ngjyra” ashtu edhe “bardhezi”

Stresi dhe dhimbja janë pjesë e jetës. Stresi dhe dhimbja vjen dhe shkon. Jeta është sa e bukur, aq edhe e çuditshme ndaj dhe secili prej nesh duhet të mësohet me surprizat e saj.

Një person i dobët, bie pre e stresit dhe kthehet shumë shpejt në viktimë, por një i kundërt nuk e njeh kurrë fjalën stres dhe halle.

Jemi të bindur se ju jeni LIDER i jetës tuaj dhe çdo hap që hidhni do të thotë një nismë e re, por mos harroni kurrë të tregoni sa më shumë respekt dhe ta mbushni jetën tuaj plot Dashuri…j.j

@tn.lajmelokale
@tetovanews