Ballina Kuriozitete Keni ngrënë ndonjë herë picë të zezë? ‘Shpikja’ vjen nga dy shqiptarë

Keni ngrënë ndonjë herë picë të zezë? ‘Shpikja’ vjen nga dy shqiptarë

Dy shqiptarë me origjinë nga komuna e Gjakovës në Kosovë, i kanë habitur të gjithë klientët në Zvicër me picën e zezë që kanë ‘shpikur’. Dy të rinjtë nga Kosova e kanë quajtur biznesin e tyre “PizzArgovia”, dhe prej një viti vazhdojnë punën e tyre. Puna e tyre ka zgjuar interesimin e të tjerëve, të cilët për kuriozitet po shkojnë të shijojnë picat e tyre, edhe për shijen por sidomos edhe për ngjyrën.

Pjeter Perlepi nga Komuna e Gjakovës ka 30 vjet që jeton në Zvicër, bashkë me familjen dhe të atin i cili ka po ashtu një furrë në Brugg.

“Na ka pëlqyer shumë ideja, dhe kemi vendosur që t`i bëjmë vet, por jo me ngjyrë. Kemi shikuar receta të ndryshme. Është më e shëndetshme, është më e shijshme. Kemi kërkuar diçka më të veçantë. E kemi nisur testimin, dhe e kemi provuar me familjarët tanë, të cilët ishin të befasuar. Lajmi se në picerinë tonë po bëhen pica të zeza ishte përhapur me shpejtësi. Tani mysafirët konsumojnë gjysma pica të zeza dhe gjysma pica të tjera, të zakonshme. Ne nuk kemi pritur se do të kishte kaq shumë interesim. Kemi menduar mbase të kemi porosi për 10-20 pica në javë, por që na shkojnë më tepër nuk kemi besuar. Kemi pasur mysafirë të ndryshëm dhe special, vetëm për të ngrënë pica të zeza. Kjo të motivon për punë. Ne kemi dashur të japim diçka të re në Zvicër dhe me këtë ia kemi arritur. Një risi për konsumatorët. Ideja ka qenë që ne jemi të rinj dhe po ofrojmë diçka të re. Deri më tani jemi të vetmit në Zvicër me pica të zeza. Ka me ngjyra tjera, por jo me ngjyrë të zezë,”- janë shprehur dy të rinjtë.

Për të gjithë ata që mund të mendojnë se pica e zezë është e rrezikshme, Armendi ka treguar se ajo bëhet me një preparat medicinal, i cili është i lejueshëm dhe quhet “kohle aktiv” (karbon aktiv).

VIDEO bonus:
Loading...