Ballina Aktualitet Lajme Kasami: Partitë të punojnë që qytetarët të kenë mundësi të prononcohen në...

Kasami: Partitë të punojnë që qytetarët të kenë mundësi të prononcohen në referendum (VIDEO)

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa, pas takimit të liderëve në Klubin e deputetëve deklaroi se e përshëndesin marrëveshjen në pjesën e KSHZ-së, në pjesën e financimit të partive politike dhe për organizimin e zgjedhjeve nga ana e Qeverisë teknike sipas modelit të Përzhinës.

“Në pjesën e organizimit të referendumit shpresoj se të gjitha partitë politike do të reflektojnë dhe do të punojnë që referendumi të jetë i suksesshëm, ndërsa qytetarët të kenë mundësi ta shprehin vulënetin e tyre për një çështje shumë të rëndësishme”, tha Kasami.

Ai shtoi se hyrja e Maqedonisë në BE dhe në NATO është shumë e rëndësishme për vendin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews