Ballina Aktualitet Lajme Kanalizimet fekale vërshojnë rrugët e Tetovës

Kanalizimet fekale vërshojnë rrugët e Tetovës

“Nuk është liqen artificial. Është kanalizimi fekale i cili, besoni ose jo, për vite me radhë është në këtë gjendje, në hyrje të stacionit të autobusëve në Tetovë”.

Banorët shprehen të revoltuar.

“Nuk ndodh as në shtetet afrikane siç ndodh këtu në Tetovë. Do të marrim ndonjë sëmundje, s’mund të jetojmë nga era. Edhe autobusët që kalojnë krejt përlyhen. Këtë duhet komuna ta pastrojë, ka dhjetë vite që i lusim nuk vinë ta pastrojnë”.

“Normal na pengon ka sëmundje, jo vetëm neve por veturat e bartin ujin e zi pisllëqet e të gjitha”.

“Ka dy javë që nonstop del uji këtu, sëmundje ka kjo. Veturat pa i pastruar në garazh nuk mund t’i fusin, qelben erë mbushet edhe shtëpia. Ujë i zi del, jama apo kanalizimi”.

Nga komuna e Tetovës, arsyetohen se për shkak të defekteve në gypin kryesor të ujësjellësit të qytetit, nuk kanë pasur mundësi të ndërhyjnë, ndërsa nuk sqarojnë se, përse deri më tani komuna nuk e ka zgjidhur këtë hall të banorëve.

Ndërmarrja publike komunale Tetova, këto ditë ka pasur problem serioz me gypin kryesor F-400 në afërsi të shkollës së mjekësisë. Me të sanuar këtë problem automatikisht do të intervenojnë në zonën që ju thoni. Investimi serioz që është paraparë janë 29 milion denar të ndara nga buxheti i komunës për rikonstruimin e kanalizimit prej 700 metra gjatësi – tha Armen Fazliu. Zëdhënës i komunës.

Banorët thonë se nëse brenda këtyre ditëve nuk intervenohet në sanimin e këtij defekti, ata do të dalin në protesta dhe do të bllokojnë hyrje daljet e stacionit të autobusëve në Tetovë./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews