Ballina Bota Kalon ‘testimin ushtarak’, Samsung prezanton ekranin e ri të pathyeshëm të celularëve...

Kalon ‘testimin ushtarak’, Samsung prezanton ekranin e ri të pathyeshëm të celularëve (VIDREO)

Samsung ka bërë të ditur se ekrani i tij “i pathyeshëm” është certifikuar nga Underwriters Laboratories pasi ka kaluar testimin e standardit ushtarak. Ekrani është OLED fleksibël me një nënshtresë “të pathyeshme” dhe me një mbishtresë plastike. Aktualisht, ekranët e celularëve Samsung të cilësisë së lartë përdorin ekran të mbuluar me xham. Testimi i standardit ushtaraka përfshin hedhjen e panelit 26 herë nga lartësia 1.2 metra, si dhe testet e temperaturës nga -32 në 71 gradë Celsius. Bëhet e ditur se paneli i ka mbijetuar edhe një rënieje nga 1.89 metra.

Samsung tha se paneli i tij i kaloi të gjitha testimet pa shenja dëmtimi. Në një video të publikuar nga Samsung, një punonjëse e godet panelin disa herë me çekan, pa asnjë shenjë dëmtimi. Pa dyshim që është mbresëlënëse, megjithatë testimi nuk ka treguar se sa rezistente është shtresa prej plastike karshi përdorimit të përditshëm. Një përfaqësues i Samsungut deklaroi se ekrani i ri është jo vetëm i pathyeshëm, por ka edhe një fortësi shumë të ngjashme me xhamin, gjë që ndoshta sugjeron se ekrani do të jetë i aftë t’u rezistojë gërvishtjeve. Për momentin nuk dihet se cilët celularë do të kenë panelin e ri. Galaxy Note 9 është pranë prezantimit dhe ka pasur zëra se Samsungu e vonoi nxjerrjen e tij pikërisht për të bërë modifikime në ekran. Megjithatë, këta zëra mund të mos kenë lidhje me panelin e ri./d/i/SYRI.NET/

@tn.lajmelokale
@tetovanews