Ballina Sport Kalon Federer, eliminohet kampionia në fuqi e Wimbledonit

Kalon Federer, eliminohet kampionia në fuqi e Wimbledonit

Roger Federer vijon marshimin e tij në Wimbledon. Tenisti zviceran u kualifikua për në raundin e tretë, pasi mundi sllovakun Lacko me rezultatin 3-0.

Federerit iu deshën një orë e 32 minuta lojë për të mposhtur kundërshtarin e tij, duke i mbyllur setet 6-4, 6-4 dhe 6-1. Kundërshtari i Federerit në raundin e tretë të Wimbledonit do të jetë Struff, që mposhti Ivo Karloviç me rezultatin 3-2.

Për në raundin e tretë të turneut londinez u kualifikua edhe francezi Gaël Monfils, që eliminoi italianin Lorenzi 3-1. Lorenzi fitoi setin e parë 6-3, por Monfils iu kundërpërgjigj duke fituar tri setet e tjera 6-3, 7-6 dhe 7-6.

Në kampin e femrave regjistrohet surpriza më e madhe deri më tani. Kampionia në fuqi e Wimbledonit, Caroline Wozniacki, njëkohësisht numri dy i renditjes WTA eliminohet!

Danezja u mund në raundin e dytë nga rusja Ekaterina Makarova, me rezultain 2-1. Wozniacki humbi setin e parë 4-6, por fitoi të dytin 6-1. E kur u duk se danezja do ta kthente ndeshjen në favorin e saj, në setin final Makarova bëri një paraqitje më të mirë, duke e fituar atë 7-5 dhe krejt ndeshjen 2-1.

Bindi gjithashtu Serena Williams në ndeshjen e saj ndaj bullgares Tomova. Amerikania iu imponua kundërshtares së saj, duke e fituar ndeshjen 2-0, me sete 6-1 dhe 6-4. Në raundin tjetër kaloi edhe Karolina Pliskova, që eliminoi bjellorusen Viktoria Azarenka, të cilën e mundi 2-0 me sete 6-3 dhe 6-3./Tch/

VIDEO bonus: Tërmeti në Shqipëri VIDEO nga Tetova: MOTI: PUBLICITET: PUBLICITET:
Loading...