Ballina Bota Junckerin e mbajnë për krahësh, çfarë i ka ndodhur kreut të KE

Junckerin e mbajnë për krahësh, çfarë i ka ndodhur kreut të KE

Presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker mbrëmë para mbrëmjes se liderëve të NATO-s ka humbur balancën dhe disa herë u pa të ecte i pasigurt, shkruan Asociated Press.

Juncker u pengua në një shkallë ku presidenti i Finlandës dhe Ukrainës, u panë ta ndihmonin që të qëndrojë në këmbë, e po ashtu edhe kryeministri holandez Mark Ruth.Juncker ka thënë se vuan nga ishiasi, sëmundje kjo nga e cila ndonjëherë ndikon në ecjen e tij. Kryeministri i Portugalisë Antonio Costa ka thënë se Juncker është ankuar për dhimbje në shpinë. Ndërsa nga kabineti i Jean Claude Juncker nuk kanë dashur të komentojnë për këtë duke cituar privatësinë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews