Ballina Lajme Johanes han nesër në Shkup, fillon procesi i skriningut

Johanes han nesër në Shkup, fillon procesi i skriningut

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han nesër do të qëndrojë në Shkup, me çka dhe do të fillojë dhe procesi i skriningut të vendit për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njofton Portalb.mk.

Sipas agjendës, Han nesër në mëngjes do të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev, ndërkaq më pas edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me liderin e opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Eurokomesari Han, do të ketë fjalim përpara anëtarëve të Këshillit për Eurointegrim në Kuvend.

Javën e kaluar, në konferencë për shtyp në Bruksel e ka paralajmëruar vizitën për në Maqedoni dhe Shqipëri dhe fillimin e procesit të skriningut të këtyre dy vendeve. Eurokomesari Han, pas mbarimeve të takimeve në Shkup, nesër pasdite do të udhëtojë për në Tiranë të Shqipërisë.