Ballina Shëndeti Ja pse meshkujt e kalojnë më shpejt gripin se femrat

Ja pse meshkujt e kalojnë më shpejt gripin se femrat

Shkencëtarët në Johns Hopkins Bloomberg School of Public Health besojnë se mund të zhvillohen trajtime të reja për ta rritur prodhimin e amfiregulinës, transmeton Koha.net. Gjetjet e tyre u publikuan të martën në revistën “Biology of Sex Differences”.

Hulumtuesit për vite kanë menduar se shërimi më i ngadaltë i femrave nga gripi lidhet me nivelet e tyre më të larta të inflamacionit të mushkërive gjatë infeksioneve të gripit.

“Konstatimi i ri këtu është se femrat gjithashtu kanë rikuperim më të ngadalshëm të indeve gjatë shërimit, për shkak të prodhimit relativisht të ulët të amfiregulinës”, – thotë autorja e studimit dr. Sabra Klein, profesoreshë e asociuar në Hopkins, në një njoftim për shtyp.

Studiuesit në Johns Hopkins i infektuan minjtë me një dozë jovdekjeprurëse të H1N1, që është një lloj i gripit A, i cili shkaktoi më shumë se 18.000 vdekje në mbarë botën në vitet 2009 dhe 2010.

Minjtë meshkuj dhe femra kishin nivele të ngjashme virusi dhe e eliminuan atë brenda së njëjtës kohë përafërsisht. Por minjtë femra e kishin një humbje më të madhe të masës trupore dhe më shumë inflamacion të mushkërive gjatë fazës akute të infeksionit dhe më ngadalë e rikthyen funksionimin normal të mushkërive.

Ata zbuluan se amfiregulina ishte faktori kyç, që njihej për promovimin e qelizave epiteliale në lëkurë, mushkëri dhe sipërfaqe të tjera në trup derisa plagët shërohen, duke përfshirë edhe gjatë shërimit nga infeksionet e mushkërive. Minjtë meshkuj prodhuan dukshëm më shumë amfiregulinë se femrat gjatë fazës së rikuperimit nga infeksionet e tyre.

Përveç kësaj, minjtë meshkuj të gjeneruar gjenetikisht për t’iu munguar amfiregulina, i kishin të njëjtat rezultate të gripit si minjtë femra, përcjell Koha.net. Femrat pa amfiregulinë kishin shkallë të pandryshuar të infeksionit. Studiuesit besojnë se proteina e shërimit të mushkërive bën dallim kryesisht tek meshkujt.

Gjithashtu, në një studim të viruseve të gripit të minjve dhe qelizave epiteliale të mushkërive të njeriut në enët laboratorike, studiuesit e zbuluan një rritje të konsiderueshme në prodhimin e amfiregulinës vetëm kur qelizat ishin nga meshkujt.

Në vitin 2016, studiuesit e Johns Hopkins zbuluan se hormoni seksual progjesteroni e stimulon prodhimin e amfiregulinës tek minjtë femra.

Studiuesit teorizuan se meshkujt evoluuan me aftësi më të madhe shëruese të plagëve, sepse morën pjesë në më shumë beteja për territore, çiftëzime dhe resurse.

Hulumtuesit fillimisht menduan se prodhimi i amfiregulinës u rrit tek meshkujt gjatë infeksionit të gripit për shkak të testosteronit. Por ata zbuluan se ky nuk duket të jetë rasti në kontrollin e niveleve të amfiregulinës dhe dëshirojnë të bëjnë kërkime të mëtejshme për arsyet./a.m./

@tn.lajmelokale
@tetovanews