Ballina Bota Ja kush është, zyrtarisht njeriu më i pasur në historinë moderne

Ja kush është, zyrtarisht njeriu më i pasur në historinë moderne

Jeff Bezos është njeriu më i pasur në historinë moderne të njerëzimit. Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Amazon ka një pasuri me vlerë 150 miliardë dollarë, sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg.

Pasuria e tij ka thyer rekordin që dikur e ka mbajtur themeluesi i Microsoft, Bill Gates me pasuri me vlerë 149 miliardë dollarë. Në vitin 1999, vlera neto e Gates arriti kulmin e saj, duke arritur në 100 miliardë dollarë, që me vlerën e dollarit të sotëm përkthehet në 149 miliardë dollarë.Për vite me rradhë, Gates dhe Bezos kanë qenë në garë për të marrë titullin si njeriu më i pasur në botë. Por ish-shefi i Microsoft ka dhuruar një pjesë të madhe të pasurisë së tij për bamirësi dhe tani ka pasuri me vlerë 95.5 miliardë dollarë, sipas Bloomberg.

Aksionet e Amazon u rritën në Wall Street të hënën.

@tn.lajmelokale
@tetovanews