Ballina Lajme Ish kryetari i PAD-it Qenan Mazllami, i ftuari special në ceremoninë e...

Ish kryetari i PAD-it Qenan Mazllami, i ftuari special në ceremoninë e inaugurimit të Erdoganit (Foto)

Në Turqi u zhvillua ceremonia e inaugurimit të presidentit të republikës së Turqisë, z. Rexhep Tajip Erdogan si president i parë i shtetit turk me sistem presidencial, përcjell KosovaPost. Meqë e gjithë bota kishte kthyer sytë nga Turqia, dhe kishte pjesëmarrës mysafir nga e gjithë bota, nga Maqedonia i ftuari special në këtë ceremoni, ishte edhe miku më i afërt me dekada i Presidentit Erdogan, njëherësh edhe mik i afërt i të ndjerit Alija Izetbegoviç dhe kryetar i SDA-së, pra personi në fjalë është Qenan Mazllami nga Tetova, tek i cili presidenti i sotshëm i Turqisë para themelimit të partisë AK, qëndroi disa ditë në Tetovë në mikpritjen e tetovarëve dhe në votrën e Qenan Mazllamit.

Gjithashtu në drekën solemne që ishte përgatit për të ftuarit special dhe liderët e vendeve të ndryshme, pjesëmarës ishte edhe z. Mazllami.

Loading...