Ballina Sport Historia e rrallë e mbrojtësit brazilian: I shpëtoi vdekjes, tani luan titullar...

Historia e rrallë e mbrojtësit brazilian: I shpëtoi vdekjes, tani luan titullar me Brazilin!

Mbrojtësi i krahut të djathtë të Brazilit, Fagner, i cili luan me Korinthiasin, është duke jetuar ëndrrën e tij më të madhe. Lojtari që një muaj përpara startit të Botërorit nuk ishte aspak në planet e trajnerit Tite, mori ftesën papritur, pas dëmtimit të Dani Alveshit. Tani ai ia ka dalë t’i fitojë vendin e titullarit edhe Danilos.

Rrugëtimi i tij nuk ka qenë aspak i lehtë. Në moshën 6-vjeçare, Fagner ishte shumë pranë vdekjes në lagjen ku ai jetonte, Zhardin Kapelinja, një nga lagjet më të dhunshme të Sao Paulos.

Një aksident, teksa ai po luante me një shok, ka bërë që Fagner të pritej thellë në krah me një copë xhami. Një prerje që mund të rezultonte fatale për djaloshin 6-vjeçar në atë kohë, po të mos ishte për ndërhyrjen e shpejtë të një fqinje infermiere aty pranë, e cila kishte dëgjuar thirrjet e djaloshit për ndihmë. Shoku i tij u përpoq t’i ndalte hemorragjinë përpara se infermierja të ndërhynte dhe të lajmëronte prindërit e tij, të cilët e dërguan menjëherë në spital, ku u operua me urgjencë.

Fagner u rikuperua shpejt dhe në moshën 10-vjeçare u bashkua me ekipet e moshave të Korinthiasit. Tani po luan në një fazë finale të një Botërori me Brazilin dhe jo vetëm kaq, por është titullar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews