Ballina Jetë & Stil Higjiena personale është e detyrueshme e jo opcionale

Higjiena personale është e detyrueshme e jo opcionale

Një nga mënyrat më efektive që ta mbrojmë veten dhe të tjerët nga sëmundjet të ndryshme është higjiena e mirë personale.

Kjo do të thotë të lani duart, sidomos, por edhe trupin tuaj. Kjo do të thotë të jeni të kujdesshëm që të mos kulleni apo teshtitni tek të tjerët, duke pastruar gjërat që ju prekni nëse nuk ndiheni mirë ose jeni të sëmurë, duke gjuajtur sende si faculetat (që mund të kenë mikrobe) në shportë dhe duke përdorur mbrojtje (si dorashka) që parandalojnë rrezikun të hapjes së një infeksioni.

Higjiena personale, siç është larja e trupit, varet shumë nga kultura në të cilën jetojmë. Në disa kultura, pritet që ju të lani trupin tuaj çdo ditë dhe të përdorni deodorantët për të ndaluar erërat e trupit. Kulturat e tjera kanë pritshmëri të ndryshme, ku është normale që mos ta lajmë trupin për arsye të lëkurës trupore.

Shumica e infeksioneve, veçanërisht ato të ftohjes dhe gastroenteritit, përhapen kur fusim ose prekim gojën me duart tona të palara, të cilat kanë mikroba. Disa infeksione përhapen kur duart e pista të njerëzve të tjerë prekin ushqimin që hamë. Duart duhet të lahen me sapun të pastër dhe me ujë, duke përdorur një furçë nëse thonjtë tuaj janë të pista. Thani duart me diçka të pastër, të tilla si peshqir letre ose tharëse me ajër të nxehtë.

Higjena e mirë e dhëmbëve përfshin larjen e rregullt të tyre. Era e keqe mund të shkaktohet nga sëmundjet e dhëmbëve, mishrat në gojë, siç janë infeksionet. Shumica e njerëzve kanë frymëmarrje të keqe në mëngjes, sepse pështymë nuk është bërë derisa jeni në gjumë. Disa ushqime që mund të jneë shkaktarë të erës së keqe përfshirë këtu ushqime si hudhra dhe qepët. Lëngjet e gojës, spërkatjet e gojës dhe çamçakëzat e përtypura mund ta rregullojnë erën e gojës tonë për pak kohë, por nëse keni ndonjë problem shëndetësor në gojën tuaj, duhet të shihni dentistin tuaj.

VIDEO bonus:
Loading...