Ballina Aktualitet Rajoni Hahn: Viti 2025 nuk është larg për vendet që duan të hyjnë...

Hahn: Viti 2025 nuk është larg për vendet që duan të hyjnë në BE

Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn ka thënë se viti 2025 nuk është larg për vendet të cilat dëshirojnë t’i bashkohen BE-së duke theksuar se thelbësore është zbatimi i reformave.

“Nëse marrim parasysh procedurat e nevojshme duhet ta pranojmë se kjo datë është shumë ambicioze por edhe e arritshme. Duhet të theksohet se zbatimi i reformave është thelbësore”, është shprehur Hahn për portalin Euroactiv në gjuhën gjermane. Hahn ka shtuar se Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga shtetet anëtare të BE-së dhe se i përket Evropës në terma gjeografik, historik dhe kulturor, përcjell lajmi.net. “Është në interesin e BE-së për të siguruar stabilitet dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor”.

Hahn ka theksuar se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë progres gjatë vitit të kaluar, me shpejtësi dhe intensitet të ndryshëm. “Mali i Zi dhe Serbia janë aktualisht në krye të garës”, ka përfunduar Hahn.

@tn.lajmelokale
@tetovanews