Ballina Sport Griezmann: Dua Kupën e Botës, nuk më intereson ‘Topi i Artë’

Griezmann: Dua Kupën e Botës, nuk më intereson ‘Topi i Artë’

Antoine Griezmann është padyshim një nga lojtarët më të mirë të Kupës së Botës dhe ai që bashkë me të tjerë po udhëheq Francën drejt titullit kampion bote.

Sulmuesi i Atletico Madrid thotë se dëshiron ta fitojë Kupën e Botës dhe se nuk është i interesuar për çmime individuale, siç është Topi i Artë, shkruan “Goal”, raporton SYRI.net. “Është një mundësi e artë për të fituar Botërorin jo “Topin e Artë”. Nuk më intereson “Topi i Artë” por të fitoj Kupën e Botës. Do jap gjithçka për të fituar të dielën dhe ajo që vjen më pas është e mirëpritur”, vijoi ai.

Griezmann e di që një fitore të dielën ndaj Kroacisë mund të ndryshojë historinë dhe analizon ballkanasit:

“Do i takojë trajnerit tonë të vendosë se si do të luajmë. Tek Kroacia janë Modric e Rakitic dy lojtarë shumë të fortë teknikisht por besoj se Deschamps do ketë menduar diçka”, përfundoi ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews