Ballina Aktualitet Lajme GOSTIVAR, NË TUALETIN E SPITALIT GJENDET NJË PISTOLET

GOSTIVAR, NË TUALETIN E SPITALIT GJENDET NJË PISTOLET

Në spitalin e përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, një punonjës gjeti një armë dhe para të lënë në tualet. Kjo ngjarje ndodhi dje mbasdite.

Pas lajmërimit të rsatit, zyrtarët policor zbuluan se ishte një pistoletë “Red Zastava M-57” kalibrit 7.62 mm me tetë plumba, një këllëf dhe tre kartëmonedha euro dhe denarë.

Pas kontrolleve, u konstatua se armët janë në pronësi e personit me iniciale I.S. (68) nga fshati Malo Turçane në Gostivar. Ai e kishte në pronësi armë me leje, ndërsa sipas deklaratës së tij, armën dhe paratë i kishte harruar në vendin ku u gjetën.

@tn.lajmelokale
@tetovanews